Nga 81 premtime, Shpend Ahmeti deri tash ka realizuar vetëm 24

Prishtina

Nga 81 premtime, Shpend Ahmeti deri tash ka realizuar vetëm 24

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 11:59
Shpend Ahmeti

Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” me të dhënat më të fundit për realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatë zgjedhore 2017.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tani anëtar i Partisë Social Demokrate (PSD) fushatën zgjedhore në vitin 2017 e kishte bërë si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ku qytetarëve të Prishtinës u kanë dhënë 81 premtime.

Hulumtimet e Institutit GAP kanë zbuluar se nga 81 premtime të premtuara gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017, i pari i Prishtinës ka realizuar vetëm 24 prej tyre, ndërsa 24 prej tyre nuk kanë filluar ende derisa ka mbetur edhe rreth një vit deri në përfundim të mandatit.

Nga 81 premtime të dhëna, gjysmë të përmbushura në Komunën e Prishtinës janë tetë premtime, ndërsa të filluara janë 25.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat