Shpend Ahmeti ka një njoftim me rëndësi për shtegun e biçikletave në Dardani

Prishtina

Shpend Ahmeti ka një njoftim me rëndësi për shtegun e biçikletave në Dardani

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 15:47
Shpend Ahmeti ka një njoftim me rëndësi për shtegun e biçikletave në Dardani

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se përgjatë shtegut të ri të biçikletave në Dardani, do të vendosen pengesa prej betoni

Ahmeti ka shkruar në Facebook se aty nuk kanë përfunduar ende punimet.

“Ju njoftojmë se puna ende nuk ka përfunduar. Përgjatë krejt shtegut do të vendosen pengesat e betonit që pamundësojnë parkimin e veturave. Përndryshe, është e vërtetë që çfarëdo hapësirë që ja u lejojmë veturave do të na e marrin”, ka shkruar kreu i Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat