Te “Qafa” nuk do të ketë rrymë deri në mbrëmje shkaku i punimeve

Prishtina

Te “Qafa” nuk do të ketë rrymë deri në mbrëmje shkaku i punimeve

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 11:32
Foto Ilustrim

KEDS ka njoftuar se në lagjen se në lagjen Qafa në Prishtinë po bëhen punime, ndërsa për këtë arsye do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike deri në ora 21:00.

“Në #LagjenQafa ekipet tashmë kanë larguar trafon dhe kthinat e vjetërsuara për t’i zëvendësuar me të reja. Njëkohësisht, atje po punohet në kokat e reja kabllovike, të cilat mund të përballojnë kapacitetet e rritura energjetike. Këto punime do të zhvillohen në intervalin kohor nga 09:00 deri në 21:00, me ç‘rast do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike për konsumatorët që furnizohen nga kjo dalje”, thuhet në njoftim të KEDS-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat