Vetura godet një motoçiklist në Prishtinë

Prishtina

Vetura godet një motoçiklist në Prishtinë

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Një aksident komunikacioni, ka ndodhur pasditen e së hënës në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në udhëkryqin e rrugëve “Xheladin Rekaliu” dhe “Hyzri Talla”, ku vetura ka goditur një motoçiklist, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 në udhëkryqin e rrugëve “Xheladin Rekaliu” dhe “Hyzri Talla” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti (kamionetë) dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat