Fotografi nga lokali ku ndodhi shpërthimi në rrugën “C” në kryeqytet

Prishtina

Fotografi nga lokali ku ndodhi shpërthimi në rrugën “C” në kryeqytet

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 14:37
foto nga vendi ngjarjes

Në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “C” ka ndodhur një shpërthim brenda një lokali dhe asnjë person nuk është i lënduar nga ky shpërthim.

Rastin  e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti.

“Sot rreth orës 03:30, jemi njoftuar për një rast shpërthimi në një lokal në rrugën “C” në Prishtinë. Njësitet e nevojshme policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti i cili është cilësuar si Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, janë duke punuar njësitet përkatëse në koordinim me prokurorinë e shtetit”

Akoma nuk dihet nëse ky shpërthim ishte i qëllimshëm apo ishte nga çka ishte i shkaktuar.

Dëmet e shkaktuara janë goxha të mëdha.

Më poshtë fotografi nga vendi i ngjarjes.

Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat