Ndaloi veturën në hapësirën e krijuar për biçikleta, gjobitet!

Prishtina

Ndaloi veturën në hapësirën e krijuar për biçikleta, gjobitet!

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 12:25
Ndaloi veturën në hapësirën e krijuar për biçikleta, gjobitet!

Në shumë lagje të Prishtinës është duke u investuar në hapësira të veçanta për biçiklistë.

Por pavarësisht kësaj, shumë shoferë po e keqpërdorin këtë anë, duke i parkuar veturat e tyre vend e pavend.

Një gjë e tillë ndodhi sot në lagjen Dardania, në afërsi të KEK-ut, ku një veturë ishte parkuar në hapësirën e rezervuar për biçiklistë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar një fotografi, ku edhe shihet një zyrtarë policor i cili i shqipton gjobën për këtë shkelje.

Duhet përkujtuar që edhe ditë më parë Ahmeti apeloi që të mos parkohen veturat në këtë anë duke thënë se po e detyrojnë që të merret vendim për vendosjen e pengesave vetëm e vetëm që të mos ndalojnë automjetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat