Nesër nuk do të ketë ujë të pijshëm në këtë pjesë të Prishtinës

Prishtina

Nesër nuk do të ketë ujë të pijshëm në këtë pjesë të Prishtinës

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

KRU  ”  Prishtina ” sh.a., ka njoftuar se nesër realizohen punime teknike në rrjetin e ujësjellësit, te rruga e “ Shkupit ” në Prishtinë,

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit në tërë zonën e shërbimit ju njoftojmë se, nesër më datë 11 shtator 2020 e premte,  KRU ” Prishtina ” sh.a. ka planifikuar punime teknike në rrjet, konkretisht te rruga e “ Shkupit” në Prishtinë.  Janë bërë të gjitha përgatitjet teknike ndërsa ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit  janë të gatshëm për intervenim të pandërprerë.

Andaj, nesër duke filluar nga ora 09:00 – 14:00 nuk do të kenë ujë të pijshëm këto zona: Rruga e “Shkupit”  ( i përfshirë edhe Spitali Amerikan),  rruga ” Mulla Zekë Bërdynaj  ” dhe rruga ” Riza Cerova ” ,  në Prishtinë.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat