Komuna e Prishtinës: Çështja e qenve endacak të trajtohet në nivel kombëtar, ne nuk kemi mundësi të përballemi vetëm

Prishtina

Komuna e Prishtinës: Çështja e qenve endacak të trajtohet në nivel kombëtar, ne nuk kemi mundësi të përballemi vetëm

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka bërë një sqarim publik sa i përket qenve endacak.

Sipas tyre, çështja e qenve endacak duhet të trajtohet dhe zgjidhet në nivel kombëtar dhe në gjithë territorin e Kosovës, pasi që komunat nuk kanë mundësi që të përballen vetë me këtë sfidë.

Në njoftim thuhet se Komuna e Prishtinës përmes operatorit ekonomik bën trajtimin e qenve në mënyrë humane siç është e përcaktuar me ligjin në fuqi.

Kujtojmë se kohët e fundit janë shtuar sulmet e qenve endacak ndaj qytetarëve të kryeqytetit, ku shumë prej viktimave ishin fëmijë.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës

Problemi me qente endacak mbetet shqetesues per Komunen e Prishtines, marre parasysh rrezikun e vazhdueshem qe iu kanoset qytetareve cdo dite.  Duke ditur faktin se keto kafshe migrojne, kufiri administrativ komunal eshte pengese per zgjidhjen e ketij problemi.

Çeshtja e qenve endacak duhet te trajtohet dhe zgjidhet ne nivel kombëtar dhe ne gjithë territorin e Kosoves edhe pse me kete legjislacion dhe me këto kapacitete buxhetore e njerezore, komunat nuk kane mundësi qe te përballen vetë me këtë sfide.

Ne nderkohe, Komuna e Prishtines per zgjidhjen e problemit te qenve endacak eshte duke punuar ne disa drejtime:

Duke bere rehabilitimin e gjendjes se tanishme, Komuna e Prishtines permes operatorit ekonomik ben trajtimin e qenve ne menyre humane sic eshte e percaktuar me ligjin ne fuqi. Prandaj, qente endacak zihen ne qytet, kontrollohen per semundje, vakcinohen apo trajtohen nese semundja eshte e sherueshme, sterilizohen apo kastrohen ne menyre qe te mbahet nen konroll shtimi i tyre, mbahen ne kujdestari deri ne 14 dite ne menyre qe te socializohen dhe pastaj, veterineri jep urdher per, lirimin apo eutanazimin nese qeni eshte agresiv.

Poashtu eshte hartuar një plan operativ dhe eshte përpiluar harta e rrezikut duke e identifikuar vendnodhjen e qenve endacak, vazhdimisht identifikohen dhe rrënohen  shtëpitë e braktisura, si dhe  vazhdimisht pastrohen deponitë ilegale ne menyre qe te parandalojme grumbullimin e  qenëve.

Komuna e Prishtines i ka aktiv edhe numrat emergjent pa pagese, qe jane ta hapura 24 ore, ku qytataret mund te lajmerojne per cdo parregullesi apo shqetesim qe kane. Numrat jane si me poshte:

Kodi/Numrat   Lloji i Shërbimit           Qëllimi i përdorimit

0800 122 33    Pa pagesë        Lajmërimi i parregullsive që vërejnë qytetarët

0800 122 44    Pa pagesë        Lajmërimi i parregullsive që vërejnë qytetarët

0800 122 55    Pa pagesë        Lajmërimi i rasteve të rrezikut nga qentë endacak (faza emergjente).

Ne nderkohe, Komuna e Prishtines ka nenshkruar kontraten per ndertimin e strehimores per qente endacak dhe trajtimin e tyre dhe eshte ne pritje te lejes mjedisore nga Ministria. Poashtu eshte duke e zbatuar pilot projektin per 5 pikat ushqyese per qente ne territorin e Prishtines.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat