Drejtoresha e shkollës “Faik Konica” tregon për procedurat e zhvillimi të procesit mësimor në kohë të pandemisë

Prishtina

Drejtoresha e shkollës “Faik Konica” tregon për procedurat e zhvillimi të procesit mësimor në kohë të pandemisë

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 00:19
Jehona Oruqi

Drejtoresha e Shkollës së Mesme të Ulët “Faik Konica”, Jehona Oruqi, ka bërë të ditur se si do të zhvillohet procesi mësimor në kohë të pandemisë.

Ajo deklaroi se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor më 14 shtator apo këtë të hënë.

“Ne kemi përgatitur edhe një rregullore të brendshme bazuar në protokollet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Komunës së Prishtinës, e cila përcakton se në cilin pozicion do të vendosen nxënësit, e kemi shenjëzimin e shkollës, e kemi hartën që iu është dërguar prindërve dhe nxënësve dhe tërë stafit të shkollës, duke iu treguar se ku e kanë vendin e pozicionit nxënësit e secilës klasë. Po ashtu e kanë obligative të vijnë në shkollë gjysmë orë para fillimit të procesit mësimor”.

“Duhet të bëhet renditja e nxënësve, duke u munduar të mbajnë distancën dhe të bëhet matja e temperaturës. Po ashtu në hyrje të shkollës e kemi të vendosur një tunel të dezinfektimit që mund të hyjnë nxënësit dhe prindërit e tyre nëse dëshirojnë nuk e kanë obligative”.

“Në tri hyrjet e shkollës sonë që i kemi nxënësve do t’u bëhet matja e temperaturës, dezinfektimi i duarve para hyrjes në shkollë, si dhe nëse ka ndonjë nxënës me temperaturë më të lartë se 37,7 do të evidentohet në listat që i kemi nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës. Do të ftohen prindërit që t’i tërheqin mbrapa ata fëmijë që kanë temperaturë mbi 37.7”.

“Janë vendosur tepih me bazë të klorit që do të shkelin të gjithë ata që do të hyjnë në shkollë. Në të gjithë objektin e jashtëm dhe brendshëm kemi vendosur poster që njoftojnë për mbajtjen e distancën, dezinfektimin e duarve. Kemi poster të tjerë që kanë përmbajtje për mbrojtje nga COVID-19”.

Oruqi ka theksuar se sa orë do të mbajnë fëmijët që do të fillojnë procesin mësimor më 14 shtator.

“Klasat janë të ndara për nga 15 nxënës për një paralele dhe do të mbajnë mësimin në një ndërrim pastaj vjen ndërrimi i dytë. Mësueset që janë në klasë do të bëjnë dezinfektimin e klasave dhe ajrosjen për të pritur të vijën nxënësit e grupit të dytë”.

“Për ciklin e ulët i kanë nga 3 orë mësim në çdo ndërrim, për ciklin e lartë që javën e parë do të jenë vetëm klasët e gjashta i kanë 6 orë nga 30 minuta”.

Oruqi ka thënë se kanë formuar task forcën e shkollës e cila do të përkujdeset për të gjithë zhvillimin e mësimit në kohë të pandemisë.

“Pjesë e Task Forcës jam unë, kryetari i Këshillit drejtues, kryetarja e këshillit të prindërve, mësimdhënësi i ciklit të ulët dhe atij të lartë, zëvendësdrejtori i shkollës, psikologja dhe sekretari shkollës”.

“Task Forca ka bërë planin e veprimit ka marrë pjesë në përpilimin e rregullores për hyrje, ardhje qëndrim dhe për të gjitha proceset që do të vazhdojnë gjatë kohës së pandemisë”.

“Task Forca do ta përcjell dhe mbikëqyr të gjithë procesin do të ketë takime ditore dhe prindërit ndoshta javore. Po ashtu do të jetë në komunikim me task forcën e Komunës. Nëse ka ndonjë infektim apo fëmijë të sëmurë task forca me atë të komunës merr vendim të mbyllet klasa grupi apo edhe krejt shkolla”.

Ajo ka thënë se kanë krijuar dhomën e veçantë,në të cilën do të vendosen fëmijët të cilët gjatë procesit mësimor kanë ndonjë simptomë të COVID-19.

Oruqi shtoi se do të njoftohen prindërit që kur fëmija i tyre ka simptoma dhe ata duhet të vijnë ta largojnë fëmijën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat