E pazakontë: Qytetari pret një lis në kryeqytet, gjobitet 300 euro

Prishtina

E pazakontë: Qytetari pret një lis në kryeqytet, gjobitet 300 euro

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 11:38
foto nga vendi ngjarjes

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në kryeqytet, ku një qytetar kishte vendosur ta priste një dru, por nuk ka arritur tërësisht ta kryente “punën” e tij, për shkak të njoftimit të kësaj dukurie tek organet kompetente. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Inspeksionit të komunës së Prishtinës.

Pas këtij gjesti të turpshëm të qytetarit, për dëmin e bërë, Drejtoria e Inspeksionit e Prishtinës, ia ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh si dhe poashtu ka kërkuar nga ai që brenda 5 ditësh ta mbjellë drurin e ri.

Këtë e ka bërë të ditur vet drejtori i kësaj drejtorie Adonis Tahiri.

Njoftimi i plotë i Tahirit:

E pafalshme!

Gjobë, dhe 5 ditë afat për mbjellje të drurit të ri. Në të kundërt, vazhdojmë me masa të tjera.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat