Dënohet me 100 euro prishtinasi që dëmtoi pengesat te shtegu i biçikletave

Prishtina

Dënohet me 100 euro prishtinasi që dëmtoi pengesat te shtegu i biçikletave

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 14:17
foto ilustrim

Është dënuar me 100 euro qytetari që ditën e sotme ka dëmtuar pengesat te shtegu i biçikletave.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.

“Pengesa e verdhë, nuk u largua”, ka thënë Tahiri duke i bashkangjitur edhe fotografinë e shqiptimit të gjobës prej 100 euro.

Kryetari, Shpend Ahmeti, orë më parë postoi një video ku një qytetar ka dalë në rrugë dhe ka dëmtuar shënimin e shtigjeve për biçikleta.

E i menjëhershëm ishte edhe reagimi i institucioneve përgjegjëse

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat