4 arsimtarë të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë infektohen me koronavirus

Prishtina

4 arsimtarë të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë infektohen me koronavirus

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Katër mësimdhënës të shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë kanë rezultuar pozitivë në testin për COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook.

“Nga dita e parë e fillimit të Vitit të Ri shkollor, kemi bërë thirrje për kujdes të shtuar, respektim të masave anti covid por edhe vigjilencë në shkolla. Me gjithë përgatitjet në bazë të rekomandimeve, situata ka ndryshuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë. Nga hulumtimi dhe mbikëqyrja e situatës epidemiologjike, IKShPK ka bërë testimin e të gjithë arsimtarëve, katër prej të cilëve rezultuan pozitiv me Covid 19″, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ministri njofton se me rekomandim të IKSHPK-së, mësimi në shkollën “Faik Konica”, nga skenari “A”, do të kalojë në skenarin “C”, mësimin online, për dy javë.

“IKSHPK dhe Drejtoria komunale e Arsimit në Prishtinë do të monitoroj gjendjen në vazhdimësi, ndërsa, Task Forca komunale bashkë me Institutin do të bëjnë vlerësimin e gatishmërisë së shkollës për të rifilluar mësimin në skenarin “A””, ka shkruar ai, duke apeluar për respektim të masave anti-covid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat