Largohet trupi i pajetë i personit që vdiq brenda Komunës së Prishtinës

Prishtina

Largohet trupi i pajetë i personit që vdiq brenda Komunës së Prishtinës

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 10:29
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Është larguar trupi i pajetë i personit që vdiq sot brenda objektit të Komunës së vjetër të Prishtinës.

Policia ka njoftuar se kanë marrë informacione se në orën 08:30 minuta një person është alivanosur dhe pastaj është konstatuar vdekja e tij.

Image

***

Një person ka vdekur në objektin e komunës së Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar  zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmet.

“Sot rreth 08:30, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur rrugën UÇK në Prishtinë, saktësisht në ndërtesën e Komunës. Me të arritë në vend ngjarje është konstatuar se personi është pa shenja jete. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat