Qytetarët e Prishtinës nga sot mund të aplikojnë në mënyrë elektronike për leje të ndërtimit

Prishtina

Qytetarët e Prishtinës nga sot mund të aplikojnë në mënyrë elektronike për leje të ndërtimit

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 16:35
Pamje nga takimi

Të gjithë qytetarët që do të kenë nevojë për leje të ndërtimit nga sot nuk do të kenë nevojë që të shkojnë fizikisht në Komunën e Prishtinës, por ata mund që të aplikojnë online për të marrë leje.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook.

“Sot lansuam sistemin “Aplikacioni online për leje ndërtimi” si Komuna e parë e në Republikën e Kosovës dhe në rajon e cila digjjitalizon procedurën për leje ndërtimi.

Përmes këtij aplikacioni do të mundësohet digjitalizimi i tërë procedurave të aplikimit dhe procesit të trajtimit të kërkesave. Deri më tani procedura e trajtimit të kërkesave ka qenë manuale ku palët kanë aplikuar fizikisht në Drejtorinë e Urbanizmit”, ka shkruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat