Rezultojnë negativ në testin e Covid-19, mësimdhënësit e shkollës “Asim Vokshi”

Prishtina

Rezultojnë negativ në testin e Covid-19, mësimdhënësit e shkollës “Asim Vokshi”

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 09:34
Ilustrim

Ditë më parë  kishin rezultuar pozitiv në testin Covid-19,  disa mësimdhënës në shkollën e mesme të ultë “Asim Vokshi” në Prishtinë, e pas kësaj i gjithë stafi mësimor i kësaj shkolle gjatë të martës i është nënshtruar testit për Covid-19.

Sipas mediave vendore gjatë mëngjesit të sotëm iu është kumtuar lajmi i mirë se të gjithë nga ky staf e që iu janë nënshtruar testit PCR, kanë rezultuar negativ.

Ndërsa shkolla “Faik Konica”  për dy javë rresht ishte mbyllur për shkak të rasteve të paraqitura në këtë shkollë, derisa raste të tjera janë paraqitur edhe në shkollën “Pjetër Bogdani”, në kryeqytet.

Janë saktësisht 4 punëtor të kësaj shkolle që janë prekur nga Covid-19 e që më pas kanë ndikuar që nga 12 tetori mësimi në këtë shkollë të kaloj në sistemin online.

Po ashtu është edhe një klasë në gjimnazin “Sami Frashëri”, që ka kaluar në sistemin online, pasi që një nxënës i saj ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat