Fillon sezoni i ri i ngrohjes nga Termokosi për prishtinasit

Prishtina

Fillon sezoni i ri i ngrohjes nga Termokosi për prishtinasit

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 00:21
Foto ilustrim

Termokos ka nisur me sezonin e ri të ngrohjes për kryeqytetasit.

Kryeshefi i kësaj ndërmarrje, Arsim Fetahu, ka bërë të ditur se janë rreth 2000 konsumatorë të rinj që janë kyçur në sistem të ngrohjes.

“Sot kemi filluar sezonin e ri të ngrohjes. Për fat të mirë numri i konsumatorëve të rinj është afër 2000 konsumatorë dhe besoj se edhe konsumatorët që kanë qenë të kyçur vitet e kaluara do të jenë të kënaqur më shërbimet tona.

Fetahu ka treguar se shifra totale e konsumatorëve është 15,500.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat