Prishtina kryeson listën e të infektuarve me koronavirus

Prishtina

Prishtina kryeson listën e të infektuarve me koronavirus

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 15:22
Ilustrim

Po vazhdojnë të rriten rastet me Covid-19 në vendin tonë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 137 raste të reja, kështu duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 16,891.

Përsëri komuna ku u shënuan më së shumë raste është Prishtina, me 54 sosh, pasuar nga Gjilani 20, e Podujeva me 14 raste.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Podujevë 17 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Junik 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Mitrovicë, Novobërdë, Obiliq, Prizren, Suharekë dhe Viti“, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.

Poashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572, ndërsa është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Prizren).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat