Të martën një pjesë e rrugës ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Prishtina

Të martën një pjesë e rrugës ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 15:49
Foto Ilustrim

Të martën, për shkak të punimeve të asfaltimit, një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë do të jetë e mbyllur për qarkullim me vetura.

Prej ores 07:30 deri në orën 18:30 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Arkitekt Karl Gega” deri te udhëkryqi i rrugës “Bajram Kelmendi”.

Po ashtu, do të jetë i mbyllur edhe shtegu/kahja tjetër prej udhëkryqit të rrugës “Arkitekt Karl Gega” deri te udhëkryqi i rrugës “Qamil Hoxha” (lokacioni “te Pishat”). 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat