Respektimi i masave ndaj COVID-19, inspektohen autobusët në Prishtinë

Prishtina

Respektimi i masave ndaj COVID-19, inspektohen autobusët në Prishtinë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 15:30
Prishtinë

Si masë për parandalimin e përhapjes së virusit institucionet shëndetësore obliguan qytetarët me vendosjen e maskës, në të kundërtën ata do të gjobiten sipas Ligjit për pandeminë COVID-19.

Maska është bërë obligative edhe nëpër autobus. Për të inspektuar se sa po respektohen këto masa nëpër autobusët e Prishtinës, inspektorati bëri inspektime gjatë së mërkurës.

Drejtori i Inspektoratit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka treguar se janë bërë inspektime nëpër stacionet kryesore të kryeqytetit.

Ndërkaq, ka ritheksuar gjobat të cilat shqiptohen në rast të mos respektimit të distancës për udhëtarin por edhe për kompaninë.

“Sot, Inspektorët e Rendit Komunal bashkë me Policinë e Kosovës kanë inspektuar transportin e udhëtarëve nëpër stacionet kryesore të Kryeqytetit. Zbatimi i masave që parandalojnë shpërndarjen e virusit është obligim i të gjithëve - në këtë rast i shoferëve të autobusëve/taksive, dhe i kompanive. Gjoba për mungesë të distancës është 200 euro për përgjegjësin, 500 euro për kompaninë. Drejtoria e Inspekcionit do të jetë në koordinim të vazhdueshëm me Policinë dhe inspektoratet e nivelit qendror, ashtu që të gjithë bashkë të jemi në krye të detyrës dhe të ndikojmë në përmirësimin e shëndetit publik”, ka shkruar Tahiri. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat