Rrugët që do të mbyllën për qarkullim në Prishtinë si shkak i punimeve

Prishtina

Rrugët që do të mbyllën për qarkullim në Prishtinë si shkak i punimeve

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 17:59
foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se disa rrugë në Prishtinë mbyllen për qarkullim për shkak të punimeve rrugore.

Siç njofton komuna, të enjten do të mbyllen për qarkullim rrugët “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashe Tepelena” dhe “Karl Gega”.

Kjo pasi do të përfundohet shtresa e fundit e asfaltit.

Komuna njofton se rrugët do të jenë të mbyllura nga ora 7:30 deri të premten 23 tetor në orën 18:00.

“Ju lusim që qarkullimin e juaj të e planifikoni bazuar në këtë njoftim dhe që gjatë kësaj kohe të i shfrytëzoni rrugët alternative”, thuhet në njoftimin e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat