Drejtori i Shëndetësisë tregon pse u rrit numri i rasteve me COVID-19 në Prishtinë

Prishtina

Drejtori i Shëndetësisë tregon pse u rrit numri i rasteve me COVID-19 në Prishtinë

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 00:48
Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 205 raste të reja me COVID-19.

Sipas këtij instituti, 111 raste të reja me koronavirus janë regjistruar vetëm në Komunën e Prishtinës.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi, ka thënë se rritja e numrit të rasteve ndërlidhet me numrin e madh të testeve që po kryhen në Prishtinë.

“Shifrat janë rritur javët e fundit në nivel vendi – jo vetëm në kryeqytet. Por, gjatë gjithë kohës e kemi parë se Prishtina ka prirë me numrin më të madh. Ta keni parasysh se në Prishtinë numri i testeve të kryera është gjithmonë më i madh në krahasim me qytetet tjera”.

Gashi ka theksuar se vetëm në gjashtë ditët e fundit janë kryer rreth 1600 testime.

“Rritjen e numrit të rasteve me koronavirus e kemi pritur me hapjen e shkollave. Ju po e shihni se shumë vende në Evropë janë në mbyllje totale. Praktikisht nga ajo që na ka përcjellë nga marsi ose prilli – Evropa është 2-3 javë para nesh. Pritet një rritje më e madhe e rasteve pas 2-3 javësh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat