Të martën do të ndërpritet furnizimi me ujë në tre lagje dhe një fshat të Prishtinës

Prishtina

Të martën do të ndërpritet furnizimi me ujë në tre lagje dhe një fshat të Prishtinës

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 15:53
Foto Ilustrim

Në kuadër të disa punimeve teknike-tokësore, kompania private “Berisha” ka bërë kërkesë në Kompaninë Rajonali të Ujësjellësit “Prishtina” për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm shkaku i kyçjes në gypin e vjetër të ujit me diametër FI 250 mm.

Sipas KRU “Prishtina”, të martën konsumatorët e lagjes “Qëndresa”, lagjes “Marigona 2”, lagjes “Qershia” dhe fshati Miradi, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Ndërprerja do të filloj nga ora 08:00 deri 18:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat