Nesër do të mbetet pa ujë kjo lagje e Prishtinës

Prishtina

Nesër do të mbetet pa ujë kjo lagje e Prishtinës

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Një pjesë e lagjes Kalabria të Prishtinës do të mbetet pa ujë nesër, për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit.

KRU “Prishtina” ka njoftuar se nesër pa ujë të pijshëm do të mbesin dy anët e rrugës “Hazir Shala” të lagjes Kalabria në Prishtinë.

Duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 16:00, qytetarët e kësaj pjese do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm.

Çdo investim në infrastrukturën e ujësjellësit realizohet për të pasur shërbime më të mira, për të gjithë konsumatorët e KRU “Prishtina” thuhet në njoftimin e tyre .

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat