Prishtina ndan mbi 38 mijë euro për trajtimin e qenve endacak

Prishtina

Prishtina ndan mbi 38 mijë euro për trajtimin e qenve endacak

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratë për trajtimin e qenve endacak në vlerë mbi 38 mijë eurove.

Në bazë të përshkrimit të kontratës në trajtim të qenve endacak do përfshihet: nxënja, kontrolli, ushqimi, vaksionimi, dehelmetizimi dhe identifikimi-matrikulimi, kastrimi, sterilizimi, hospitalizimi dhe lëshimi.

Fitues i këtij tenderi është kompania “VETERINA 1 SH.P.K.” ndërsa vlera e kontratës kap shumën prej 38.300 euro.

Kontrata u nënshkrua më datë 10.11.2020 në kohëzgjatje prej 120 ditëve.

Qentë endacak janë një problem i madh në kryeqytet, teksa shumë njerëz edhe janë sulmuar nga ta e i janë shkaktuar lëndime trupore.

Kështu disa qytetarë kanë paralajmëruar edhe padi ndaj Komunës së Prishtinës për sulmet nga ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat