Nesër në orën 09:00 mbyllet për qarkullim kjo rrugë në Prishtinë

Prishtina

Nesër në orën 09:00 mbyllet për qarkullim kjo rrugë në Prishtinë

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Rruga “Agim Ramadani” që përfshinë disa pjesë të kryeqytetit do të jetë e mbyllur për qarkullim nga nesër.

Arsyeja e mbylljes është puna për përfundimin e asfaltit në këtë aks rrugor.

Rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Qamil Hoxha” deri tek objekti i Teatrit Kombëtar dhe prej objektit te Kishës Ortodokse deri tek udhëkryqi për hyrje në Fakultetin Ekonomik, do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut përkohësisht, prej nesër, 19 nëntor nga ora 09:00 deri në përfundimin e punimeve të asfaltimit shtresimin e këtij aksi rrugor.

“Ju lusim që gjaëe kësaj kohe të e planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat