Qytetarja raporton për një të ri që po kërkonte punë rrugëve të Prishtinës, ndihma për të do të thotë shumë

Prishtina

Qytetarja raporton për një të ri që po kërkonte punë rrugëve të Prishtinës, ndihma për të do të thotë shumë

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 13:27
Prishtina

Gjendja e rëndë ekonomike në vend ka ndikuar në shumë familje kosovare. Kjo situatë është rënduar edhe më tepër si pasojë e pandemisë COVID-19.

Padyshim se shumë prej të rinjve e të rejave në Kosovë nuk kanë një vend pune, e jeta e tyre vështirësohet edhe më tepër kur ngjashëm është situata edhe me prindërit apo anëtarët e tjerë të familjes.

Një qytetare në Prishtinë ka raportuar se sot takoi një djalë të ri, i cili kërkonte punë.

Kushdo që atij mund t’i sigurojë një vend të mirë pune, sqarimin mund të shihni në publikimin e saj.

Padyshim se rëndësia që ka punësimi për të, mund të jetë një ndihmë e madhe për gjithë familjen e tij.

Shkrimi pa ndërhyrje:

Pershendetje Grupi,
Uroje te jeni mire me shendet!

Sot rreth ksaj kohe nje person (i gjinis mashkullore)ne rrugen Garibaldi ne Prishtine(ne qender te Prishtines),kerkonte pune per pastrim(te hymjeve etj).
Ishte shume i deshprum (te dy prinderit e semure,mosha e tij mes 25-30)dhe tha qe askund spo mund te gjeje pune,per te cilen kishte shume nevoje.Une morra nje numer kontakti te ketij personi pasi qe u preka shume dhe ne pamundesi me i ndihmu te pakten deshta me bo kete postim,nese rastesist dikush ka mundesi te i ofroje nje vende pune,

Numri i tij i kontaktit eshte ky: 043-564-903

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat