Shpend Ahmeti: Ndërtimi i Rrugës A mund të fillojë në vitin e ardhshëm

Prishtina

Shpend Ahmeti: Ndërtimi i Rrugës A mund të fillojë në vitin e ardhshëm

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 23:03
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se kur do të fillojë ndërtimi i rrugës A në kryeqytet.

“Rruga A është një projekt që kushton 10 milionë euro, me tre ministra kam nënshkruar tre memorandume”.

“Sepse Qeveria e ka marrë përsipër koston, herën e fundit që kam nënshkruar memorandum ka qenë me Arban Abrashin, i cili po ashtu është zotuar dhe kësaj radhe e kemi në buxhetin e Qeverisë”.

“Tashmë e keni nënshkruar dhe projektimin ka filluar, në vitin 2021 do të duhej të fillonte ndërtimi i rrugës. Ajo do të zgjas për 18muaj”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa se a do të kandidoj edhe për një mandat të tretë, ai ne Rubikon ka thënë se dy mandate janë mjaftueshëm, megjithëse nuk ishte tërësisht i vendosur në mos kandidimin e tij të sërish.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat