Një pjesë e lagjes “Bregu i Diellit” mbetet pa rrymë si pasojë e një defekti

Prishtina

Një pjesë e lagjes “Bregu i Diellit” mbetet pa rrymë si pasojë e një defekti

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Disa banorë të lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë janë duke u ankuar se kanë mbetur pa energji elektrike për më shumë se 12 orë.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se kjo mungesë e furnizimit me energji elektrike vjen si pasojë e një defekti.

“Aty ka defekt. KEDS është duke e bërë maksimumin për t’i furnizuar konsumatorët me energji elektrike edhe të asaj pjese. Por në momentin kur lëshohet, po reagon trafo e KOSTT-it”.

“Ekipet kanë qëndruar aty gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të jenë aty duke e bërë maksimumin që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat