​KOSTT njofton për arsyen e ndërprerjes së rrymës në “Bregun e Diellit”

Prishtina

​KOSTT njofton për arsyen e ndërprerjes së rrymës në “Bregun e Diellit”

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Bregu i Diellit ka mbetur pa energji elektrike.

E për këtë është sqaruar KOSTT, i cili ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së konsumit gjë që ka ndikuar në paraqitjen e disa defekteve në rrjetin distributiv të nivelit të tensionit 10kV të cilat po reflektojnë edhe në sistemin e transmetimit.

“Njoftohen qytetarët se pengesat në furnizim me energji elektrike në Prishtinë, përkatësisht në Bregun e Diellit, janë si pasojë e rritjes së konsumit gjë që ka ndikuar në paraqitjen e disa defekteve në rrjetin distributiv të nivelit të tensionit 10kV të cilat po reflektojnë edhe në sistemin e transmetimit.

Ekipet profesionale të KEDS dhe KOSTT aktualisht janë duke e analizuar situatën dhe po konsultohen për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës. Për më tepër ju lutemi që për këtë çështje të kontaktoni KEDS”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat