Mungesa e energjisë elekrike: KEDS-i mobilizon ekipet për ta ndihmuar KOSTT-in

Prishtina

Mungesa e energjisë elekrike: KEDS-i mobilizon ekipet për ta ndihmuar KOSTT-in

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 18:24
Foto

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ka mobilizuar dhjetëra ekipe nga terreni, të cilët janë duke i dalë në ndihmë ekipeve të KOSTT-it që sa më shpejt të kthehet energjia elektrike në një pjesë të konsiderueshme të lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë

Këtë e bëri të ditur Viktor Buzhala, zëdhënës për media në KEDS.

“KEDS ka mobilizuar dhjetëra ekipe nga terreni, të cilët janë duke i dalur në ndihmë ekipeve të KOSTT tek nënstacioni 110/10, Prishtina 2, në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të kthehet në kohën më të shpejt të mundshme”, ka thënë Buzhala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat