Disa lagje të Prishtinës pa energji, Tahiri: U njoftova se po punojnë maksimalisht që t’u kthehet edhe pjesës së mbetur

Prishtina

Disa lagje të Prishtinës pa energji, Tahiri: U njoftova se po punojnë maksimalisht që t’u kthehet edhe pjesës së mbetur

Nga: A.SH Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 21:59
Foto nga takimi

Lagja “Mati 1” dhe “Bregut i Diellit” kanë mungesë të energjisë elektrike tash e disa orë.

Mirëpo, për të parë nga afër punimet ka dalë zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, i cili është njoftuar nga që furnizimi me energji elektrike të kthehet në kohën më të shpejtë të mundshme.

Postimi në Facebook:

Sapo përfundova një vizitë në lagjen e Bregu i Diellit në Prishtinë, ku pash për së afërmi angazhimin e punëtorëve të KEDS-it që kishin mobilizuar disa ekipe, të cilët janë duke punuar bashkë me ekipet e KOSTT-it, në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të kthehet në kohën më të shpejtë të mundshme.

Atje, ekipet më njoftuan që shumicës së Bregut të Diellit i është kthyer një pjesë e furnizimit me energji elektrike, derisa po punohet maksimalisht që t’u kthehet edhe pjesës së mbetur.

Në terren, ekipet teknike ishin duke punuar në mënyrë që furnizimi me energji të kthehet sa më parë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat