Këtë vit s’do të ketë “Verë në dimër” në Prishtinë

Prishtina

Këtë vit s’do të ketë “Verë në dimër” në Prishtinë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 22:21
“Verë në dimër”

Festivali “Verë në dimër” që për gjashtë vite i japi një atmosferë ngohtësie në të ftohtin e dimrit Prishtinës, këtë vit nuk do të mbahet.

Vera e nxehtë e qokolladat e nxehta që prishtinasit i shijonin në sheshet e kryeqytetit pranë shtëpizave të drurit do të mungojnë këtë dimër.

Zëdhënësja e komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu, ka thënë se ky festival nuk do të organizohet këtë vit për shkak të pandemisë.

“Për shkak të vendimeve të Qeverisë dhe situatës me pandeminë, sivjet nuk do të organizohet Verë n’dimër”, tha ajo.

Pa dyshim që ky festival do ju mungojë qytetarëve pasi që sjellte një atosferë festive në Prishtinë duke organizuar edhe kocerte të muzikës gjatë orëve të vona të mbrëmjeve.

Mirëpo, Ministria e Shëndetësisë për qëllim për ruajtjen e shëndeti publik ka marrë disa masa më të rrepta që të parandalohet shpërndarja e koronavirusit.

Vetëm gjatë ditës së sotme 704 persona ndërsa kanë ndërruar jetë 9 të tjerë. Ndërsa komuna e Prishtinës mbetet komuna që po mban primatin me numrin më të madh të të infekruarve gjatë 24 orëve.

Nga 704 raste të reja, vetëm në kryeqytet janë 271 të infektuar me Covid19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat