Vendosen shporta të reja në kryeqytet

Prishtina

Vendosen shporta të reja në kryeqytet

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:19
Medina Braha

Drejtoresha e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komunën e Prishtinës, Medina Braha, tregon se në rrugët "B" dhe "C" filluan vendosjen e shportave të reja të mbeturinave.

"Shportat e vjetra, të dëmtuara do i zëvendësojmë, kurse do vendosim edhe në pjesë tjera të qytetit ku nuk ka pasur më parë", tha ajo.

Sipas saj kalimtarët tani do kenë më shumë vende për hudhjen e mbeturinave të xhepit.

"Vazhdojmë synimin e ngritjes së nivelit të pastërtisë dhe të mbrojtjes së mjedisit", shtoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat