Gjykata Themelore e Prishtinës bëhet me kryetar të ri

Prishtina

Gjykata Themelore e Prishtinës bëhet me kryetar të ri

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 23:36
Detyrën e dorëzoi kryetarja aktuale Afërdita Bytyçi.

Është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Detyrën e dorëzoi kryetarja aktuale Afërdita Bytyçi.

Ajo e përfundoi mandatin e saj dhe nga tani aktivitetin do ta ushtrojë si gjyqtare në departamentin Special të Gjykatës së Apelit.

Me vendim të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, detyrën e pranoi z.Arben Hoti, gjyqtar në departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës, i cili këtë detyrë do ta ushtrojë deri në zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat