Rajoni i Prishtinës/ Për tri ditë policia gjobiti mbi 900 persona që nuk respektuan masat antiCovid

Prishtina

Rajoni i Prishtinës/ Për tri ditë policia gjobiti mbi 900 persona që nuk respektuan masat antiCovid

Më: 4 janar 2021 Në ora: 09:19
Foto Ilustrim

Aktivitetet policore në funksion të strategjisë për parandalimin e pandemisë COVID-19

Drejtoria Rajonale e Policisë̈ -Prishtinë edhe përveç̧ përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike ka ushtruar edhe autorizimet e saj për ngritjen e nivelit të respektimit të masave anti COVID.

Në kontekstin e kësaj policia e rajonit të Prishtinës po punon që bashkërisht me të gjitha subjektet dhe të gjithë qytetarët të parandalojnë përhapjen e virusit qoftë nga pakujdesia apo nga neglizhenca.

“Vetëm në tri ditët e para të këtij muaji, për personat që nuk po rrespektojnë masat parandaluese janë shqiptuar 908 gjoba dhe janë dhënë disa vërejtje e këshillime për respektimin e tyre”, ka thënë për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

“E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është një nga prioritetet e të gjithë neve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat