Komuna e Prishtinës me numrin më të madh të infektuarve nga COVID 19

Prishtina

Komuna e Prishtinës me numrin më të madh të infektuarve nga COVID 19

Më: 10 janar 2021 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin 24 orësh.

Rreth situatës pandemike në Kosovë ka bërë të ditur se  gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.586 mostra.

Këto mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 253 raste pozitive.

IKSHPK ka vënë në dukje se rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Podujevë 31 raste, Mitrovicë 23 raste, Vushtrri 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Viti 11 raste, Gjilan 10 raste, Ferizaj 8 raste, Lipjan 8 raste, Malishevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Skenderaj 5 raste, Kaçanik 3 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Drenas, Gjakovë, Kamenicë, Prizren dhe Shtërpcë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat