KEDS e jep lajmin e mirë: Së shpejti rikthehet energjia për këto lagje të kryeqytetit

Prishtina

KEDS e jep lajmin e mirë: Së shpejti rikthehet energjia për këto lagje të kryeqytetit

Më: 27 janar 2021 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

KEDS ka njoftuar se së shpejti pritet të rikthehet furnizimi me energji elektrike për banorët e një pjese të lagjes Tasligje dhe një pjese të rrugës Nazim Gafurri të cilët aktualisht janë pa energji elektrike në kryeqytet.

Postimi i plotë:

Së shpejti pritet të rikthehet furnizimi me energji elektrike për banorët e një pjese të lagjes Tasligje dhe një pjese të rrugës Nazim Gafurri të cilët aktualisht janë pa energji elektrike.

Ekipet janë duke punuar me angazhim maksimal që sa më parë të rregullohet defekti i paraqitur në daljen që furnizon lokalitetet e mësipërme.

Ekipet po ballafaqohen me mjaft vështirësi përbrenda pusetës ku edhe është paraqitur defekti por puna nuk po ndalet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat