Dikush po i djeg mbeturinat, e shumë qytetarëve po i digjen veturat

Prishtina

Dikush po i djeg mbeturinat, e shumë qytetarëve po i digjen veturat

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 13:52
Prishtinë

Përpos numrit të madh të mbeturinave që shoshim anembanë vendit, shumë prej qytetarëve zgjedhin që t’i djegin ato.

Dëmet që krijohen si pasojë e këtyre djegieve janë të mëdha.

Katër vetura janë dëmtuar së fundi në lagjen Dardania në Prishtinë, si pasojë e djegies së mbeturinave që u bë në këtë anë.

Në një fotografi të publikuar në Facebook shihet dëmi që iu krijua një prej këtyre veturave e që është shumë i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat