Përleshje mes disa personave në Prishtinë, njëri prej tyre dërgohet në QKUK

Prishtina

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, njëri prej tyre dërgohet në QKUK

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 22:39
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i lënduar nga një përleshje që ka ndodhur mes disa personave sonte në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30, ndërsa i lënduari është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave, në rrugën ‘Afrim Loxha’ në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin  e ngjarjes dhe po merren me rastin. Bazuar në  informacionet e para dyshohet se një person i gjinisë mashkullore është lënduar dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

Sipas Ahmetit,  aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat