Ujësjellësi vjen me njoftim: Ja cilat lagje në kryeqytet do të mbesin pa ujë

Prishtina

Ujësjellësi vjen me njoftim: Ja cilat lagje në kryeqytet do të mbesin pa ujë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Kompania e Ujësjellësit Rajonal 'Prishtina' njofton për disa probleme që kanë ndodhur si pasojë e dëmtimeve të gypave të ujit të pijshëm, ku si pasojë e tyre kanë mbetur pa ujë këto lagje në kryeqytet.

Njoftimi:

"Te nderuar konsumatorë te lagjes Medrese, drejtimi nga Fabrika e Lëngjeve deri ne fshatrat-lagje Llugar e tutje, ju njoftojmë se, si pasoje e shpërthimit te linjës OD 160 mm PVC, linje qe furnizon zonat tuaja me ujë, detyrohemi qe deri nesër te ndërpresim furnizimin për atë zonë. 

Gjithashtu njoftojmë banoret e lagjes Dodona, zona poshtë parkut te qytetit, rrugët “Hamëz Jashari”, “Gustav Mayer”, “Tringë Smajli”, “Bajram Kelmendi”, “Mustafa Kruja”, “Afrim Vitija”, “Rrustem Hyseni” etj, mbesin pa furnizim me uje nga ora 22:00, si pasoje e defektit te zona afër “Furres se Kacallareve”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat