Vetëvendosje në Prishtinë ka fituar më shumë vota se të gjitha partitë bashkë

Prishtina

Vetëvendosje në Prishtinë ka fituar më shumë vota se të gjitha partitë bashkë

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 13:34
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje po udhëheqë bindshëm në shumicën e komunave të Kosovës.

Në kryeqytet ajo ka më shumë vota se të gjitha partitë bashkë.

Tashmë kur pothuajse janë numëruar të gjitha votat e rregullta (99.78 %) Lëvizja Vetëvendosje ka 62.289 vota apo përkthyer në përqindje 64.13 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 16.654 vota, pasuar nga PDK-ja me 11.643 vota, AAK-ja me 3.393 vota Nisma me 1.313, pastaj edhe partitë tjera të vogla të cilat nuk kalojnë mbi 500 vota.

Të gjitha partitë bashkë i kanë 34.837 vota, pak më shumë se gjysma e LVV-së e cila ka 62.289.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat