Reagon Prokuroria e Prishtinës, pas akuzave për vrasjen e 42-vjeçares

Prishtina

Reagon Prokuroria e Prishtinës, pas akuzave për vrasjen e 42-vjeçares

Më: 17 mars 2021 Në ora: 16:10
Prokuroria e Prishtinës

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka reaguar pas konferencës së Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), në të cilën u tha se Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dështuar t’i ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë e saj, për t’i ofruar siguri dhe mbrojtje gruas që u vra në lagjen “Emshir” të Prishtinës.

Në konferencë u tha se 42-vjeçarja është viktimë e neglizhencës së insitucioneve të Kosovës, përkatësisht Prokurorit të Shtetit.

Në reagimin e saj, Prokuroria i ka cilësuar pretendime të pavërteta deklaratat që u thanë në konferencën e IKD-së, teksa thuhet se Prokurori i Shtetit është dhe do të mbetet i hapur për të bashkëpunuar dhe pranuar çdo kritikë profesionale nga shoqëria civile.

Reagimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, reagon ndaj Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) lidhur me pretendimet e ngritura se “Prokuroria Themelore në Prishtinë me mos veprim ia shkeli të drejtën në jetë Sebahate Sopin”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, më 16.03.2021, në mënyrë të detajuar nëpërmjet komunikatës për media ka njoftuar opinionin për ndërmarrjen e të gjithave veprimeve të nevojshme procedurale lidhur me këtë rast; bashkangjitur gjeni komunikatën për media (https://prokuroria-rks.org/psh/lajm/6541).

Edhe njëherë sigurojmë opinionin se Prokuroria bazuar në kompetencat dhe autorizimet e veta i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në trajtimin e këtij rasti me profesionalizëm dhe efikasitet.

Prandaj, pretendimet e ngritura nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) janë krejtësisht të pavërteta dhe të pabazuara në ndonjë shkresë të lëndës së këtij rasti.

Prokurori i Shtetit është dhe do të mbetet i hapur për të bashkëpunuar dhe pranuar çdo kritikë profesionale nga shoqëria civile, mirëpo çdoherë do t’i demantoj pretendimet e tilla të paqëndrueshme, joprofesionale dhe tendencioze të cilat si qëllim kanë dëmtimin e punës, imazhit dhe krijimin e mosbesimit të qytetarëve në Institucionin e Prokurorit të Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat