Platoja e lagjes “Dardania” në Prishtinë do të rinovohet e do t’i shtohet gjelbërimi

Prishtina

Platoja e lagjes “Dardania” në Prishtinë do të rinovohet e do t’i shtohet gjelbërimi

Më: 29 mars 2021 Në ora: 09:53
“Dardania”

Drejtoresha e Parqeve në Komunën e Prishtinës, Fatime Hajdari, ka njoftuar se ka filluar sezoni i mbjelljes së luleve më 7 e 8 mars, ndërsa ka thënë se çdo vit në gjithë Prishtinën po rritet numri i luleve sezonale për 200 mijë. Këtë vit do të jenë afro 1.2 milionë lule sezonale në gjithë Prishtinën.

“Sezoni i mbjellave ka filluar më 7 dhe 8 mars, në ditën e mësuesit dhe ditën e gruas, mesazh falënderimi për dy kategorinë që bëjnë shumë për shoqërinë tonë. Mbjellja bëhet në zonat që mbillen çdo vit, kemi filluar me rrugët, sheshet e parqet e Prishtinës, të ketë më shumë ngjyra e gjallëri, përgjatë kohës kur fillojnë të ngrohen temperaturat. Krahas mbjelljes në qytet, bëjmë shpërndarjen e luleve sezonale edhe nëpër shkolla në Prishtinë dhe në institucionet e QMF-së. Me rritjen urbane duhet të dalim edhe nëpër largje të reja. Si shembull në Rrugën B, një pjesë të Rrugës C, në Emshir, e kudo që po krijohen lagje të reja. Sasia e luleve që mbillen po rritet çdo vit për 200 mijë, varësisht nga rritja e numrit të lagjeve. Deri vitin e kaluar kanë qenë 1 milion lule të mbjella, e sivjet 1.2 milionë, 200 mijë më shumë për shkak të zonave që janë shtuar”, ka thënë Hajdari në emisionin Sot.

Ajo ka treguar se për shkak të motit jo të favorshëm në ditët e fundit, përfshirë edhe erërave, është dashur të bëhet krasitja e disa degëve të drunjve, e të ndalohet mbjellja e luleve.

Hajdari ka treguar edhe për planin për rinovimin e platos në lagjen Dardania, ku do të ketë gjelbërim e po ashtu edhe platos te Qafa.

“Fatkeqësisht Prishtina me rritjen urbane ka më pak hapësira publike. Jo çdo lagje është e planifikuar mirë. Në lagjet e vjetra, si ‘Dardania’ kemi hapësirë me intervenu. Hapësira e degradume, platoja në këtë lagje do të rinovohet e do t’i shtohet gjelbërimi e do të ketë kënd të lodrave për fëmijë. Drejtoria e parqeve po punon në rinovim të platos te Qafa, në Parkun e Qytetit”, ka thënë Hajdari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat