Daut Haradinaj për Prishtinën: Nuk do të ketë lagje të diskriminuara, garantoj funksionim të Ligjit për kryeqytetin

Prishtina

Daut Haradinaj për Prishtinën: Nuk do të ketë lagje të diskriminuara, garantoj funksionim të Ligjit për kryeqytetin

Më: 9 prill 2021 Në ora: 12:42
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka bërë publike disa nga zotimet e tij për kryeqytetin.

Ndër shumë zotimet e tij për Prishtinën dhe qytetarët e saj, Haradinaj ka thënë se janë edhe mbështetja financiare prej 500 euro për të gjitha nënat që lindin, spitalin rajonal, pazarin e gjelbër etj.

Haradinaj ka premtuar se do t’i kushtoj rëndësi të posaçme edhe lagjeve të cilat janë të diskriminuara, si ajo e Kodrës së Trimave.

Me ardhjen në krye të Prishtinës, Haradinaj është zotuar se e drejta e pronësisë do të zgjidhet shumë shpejt, si dhe funksionim të Ligjit për kryeqytetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat