Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia tregon a ka persona të lënduar

Prishtina

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia tregon a ka persona të lënduar

Më: 22 prill 2021 Në ora: 23:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të enjten mbrëma te “Rruga B” në Prishtinë.

Sipas Policisë disa persona të dyshuar kanë shtënë nga vetura në drejtim të një veture tjetër.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili tha se nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 21:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “B” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Informatat e para flasin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një veture tjetër dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, tha Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat