Prej 200 deri në 2 mijë euro, u gjobitën disa biznese në Prishtinë

Prishtina

Prej 200 deri në 2 mijë euro, u gjobitën disa biznese në Prishtinë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 22:44
Prishtinë

Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka shqiptuar 10 gjoba për operator të biznesit në Prishtinë të cilët nuk kanë krijuar kushte për respektim të masave anti-COVID.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

Ai njëherit ka bërë me dije se kontrolla të tilla do të vazhdojnë edhe më tutje.

“Inspektorati Sanitar i AUV, gjatë kontrolleve për mbikqyrje të zbatimit të masave COVID në Prishtinë ka shqiptuar 10 gjoba për operator të biznesit të cilët nuk kanë krijuar kushte për respektim të masave. Masat do të vazhdojnë të mbikqyren që të kemi rënie të vazhdueshme të numrit të të infektuarve”, ka thënë Thaçi.

Ai ka bërë me dije se të njëjtat biznese nuk kanë respektuar distancën.

“Kafe- bare të ndryshme në Prishtinë nuk kanë respektuar masat anti- Covid si distancën. Gjobat për ta kanë qenë nga të ndryshme duke nisur nga 200 deri në 2 mijë euro”, ka theksuar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat