Sërish tollovi tek salla “1 Tetori” ku po vazhdon vaksinimi, intervenon edhe policia

Prishtina

Sërish tollovi tek salla “1 Tetori” ku po vazhdon vaksinimi, intervenon edhe policia

Më: 14 maj 2021 Në ora: 08:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka vazhduar edhe sot procesi i vaksnimit tek salla “1 Tetori” në Prishtinë.

Edhe sot, aty janë shkaktuar radhë të gjata dhe tollovi, gjë që ka ndikuar në shkeljen e masave kundër përhapjes së koronavirusit, pasi që distanca është e pamundur të mbahet.

Njësoj sikurse ditëve të kaluara, edhe sot është nevojitur intervenimi i Policisë për të rregulluar situatën.

Vaksinimi në Prishtinë dhe qytete tjera po vazhdon sot pas një dite pauzë për shkak të festës së Bajramit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat