Daut Haradinaj prezanton kandidaten e radhës: Mbështetje e fuqishme vizionit tonë për Prishtinën

Prishtina

Daut Haradinaj prezanton kandidaten e radhës: Mbështetje e fuqishme vizionit tonë për Prishtinën

Më: 31 maj 2021 Në ora: 12:45
Daut Haradinaj dhe Valbona Imeri – Mehmeti

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka prezantuar kandidaten e radhës për Asamble, Valbona Imeri – Mehmeti.

Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot po i hyn garës për Asamblenë Komunale të Kryeqytetit edhe aktivistja dhe afaristja e suksesshme Valbona Imeri – Mehmeti. Valbona është pjesë e strukturave të Aleancës dhe vazhdon të jap kontributin e saj për zhvillime pozitive, shoqërore e veçanërisht për rolin e grave në shoqëri”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sot po i hyn garës për Asamblenë Komunale të Kryeqytetit edhe aktivistja dhe afaristja e suksesshme Valbona Imeri – Mehmeti.

Valbona është pjesë e strukturave të Aleancës dhe vazhdon të jap kontributin e saj për zhvillime pozitive, shoqërore e veçanërisht për rolin e grave në shoqëri.

Angazhimi i saj në shërbim të zhvillimit të Kryeqytetit, e veçmas në sferën e fushëveprimit të saj, janë të një rëndësie të veçantë.

Lista garuese për Prishtinën përditë e më shumë po gjen mbështetje nga personalitete të ndryshme të shoqërisë sonë.

Suksese e nderuar Valbona e na priftë e mbara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat