Daut Haradinaj prezanton projektin “Hyjnesha e Prishtinës”, parashihet themelimi i Qendrës Inovative për të rinjtë

Prishtina

Daut Haradinaj prezanton projektin “Hyjnesha e Prishtinës”, parashihet themelimi i Qendrës Inovative për të rinjtë

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka prezantuar sot projektin për monumentin “Hyjnesha e Prishtinës”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky simbol do të jetë pika kryesore për të rinjtë.

“Në angazhimin tonë për Prishtinën, prezantojmë monumentin “Hyjnesha e Prishtinës”. Ky simbol përveç simbolikës dhe vlerave estetike do të jetë edhe pika kryesore për të rinjtë. Në këtë hapësirë do të funksionojë Qendra dhe Akademia Inovative”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se artistët dhe të gjithë ata që kanë ide, do të përkrahen nga institucionet e Kryeqytetit.

“Të rinjtë kreativë, artistë dhe njerëz me ide do të kenë mundësi që të krijojnë, mësojnë dhe të kontribuojnë në një hapësirë të dinjitetshme”, është shprehur Daut Haradinaj.

Postimi i Haradinajt:

Në angazhimin tonë për Prishtinën, prezantojmë monumentin “Hyjnesha e Prishtinës”. Ky simbol përveç simbolikës dhe vlerave estetike do të jetë edhe pika kryesore për të rinjtë. Në këtë hapësirë do të funksionojë Qendra dhe Akademia Inovative.

Të rinjtë kreativë, artistë dhe njerëz me ide do të kenë mundësi që të krijojnë, mësojnë dhe të kontribuojnë në një hapësirë të dinjitetshme.

#Prishtinaepara

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat