Kandidati i LDK-së për Prishtinën: Do t’ia dalim veç nëse jemi bashkë

Prishtina

Kandidati i LDK-së për Prishtinën: Do t’ia dalim veç nëse jemi bashkë

Nga: A.SH Më: 14 korrik 2021 Në ora: 13:29
Përparim Rama

Kandidati i LDK-së, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka nisur parafushatën për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor.

Ai ka thënë se, do të vizitoj çdo cep të Prishtinës që sipas tij, njëherë për të dëgjuar vëmendshëm, e pastaj për të dhënë zgjidhje konkrete,

Postimi në Facebook:

Bashkë me Sibelin, Albanin, Teutën, Muhametin, dhe Izetin, dje mbrëmjen e kaluam me banorë të Hajvalisë, në oborrin e një shtëpie bujare e cila na hapi derën e na mirëpriti ngrohtë.

Në një bashkëbisedim të hapur, u njoftova hollësisht për problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë banorët e Hajvalisë. Njëkohësisht mësova shumë rreth mënyrës se si ata e ëndërrojnë vendbanimin e tyre.

Derë më derë, lagje më lagje, unë do të vizitoj çdo cep të Prishtinës.

Fillimisht, për të dëgjuar vëmendshëm, e pastaj për të dhënë zgjidhje konkrete. Në këtë rrugëtim për shpirtin e qytetit tonë, ne do t’ia dalim veç nëse jemi bashkë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat